Për klientët · pse, si, kur
Pse ta jepni punën te një firmë me Metal Tipp?
Gardhi, porta, pergola apo halla kushtojnë mijëra euro. Me një firmë që punon me Metal Tipp e shihni punën para se të prodhohet, e keni çmimin me shkrim dhe e dini në çdo kohë ku është porosia juaj.
Video · 30 sekonda secila
Tri pyetje që i bën çdo klient
Shikojini para se t’ia jepni punën dikujt.
Gjashtë arsye
Çfarë merrni ndryshe
E shihni para prodhimit
Plan 3D dhe pamje reale në oborrin tuaj: lloji, lartësia, ngjyra RAL. Ndryshimet bëhen para saldimit, jo pas montimit.
Çmimi me shkrim
Ofertë PDF artikull për artikull, me TVSH 18 %, logo dhe NUI të firmës. Pa “shtesa” të paparashikuara në fund.
Paradhënia pas konfirmimit
Paguani paradhënien vetëm me parafaturë, pasi firma i ka konfirmuar masat dhe çmimin. Pjesa tjetër pas montimit.
Statusi online
Me kodin e porosisë e shihni çdo hap: konfirmuar, në prodhim, montimi. Pa thirrje pa fund te punishtja.
Firmë e verifikuar
Çdo firmë kontrollohet nga ne (NUI, telefoni). Faqja publike e firmës tregon punimet dhe kontaktin.
Materiali i llogaritur saktë
Lista e materialeve – kg çelik, beton, panele – del nga plani. Çmim i drejtë dhe më pak mbetje.
| Zakonisht | Me firmë Metal Tipp | |
|---|---|---|
| Si duket punimi | Skicë në letër ose foto nga interneti | Plan 3D dhe pamje reale e oborrit tuaj |
| Çmimi | Me gojë, ndryshon pas montimit | Ofertë PDF me shkrim, me TVSH |
| Paradhënia | “Jepi 50 % që t’ia nisim” | Pas konfirmimit, me parafaturë |
| Afati | “Javën tjetër …” | Afat i shkruar dhe statusi online |
| Kur ka problem | Askush s’përgjigjet | Metal Tipp ndërmjetëson: +383 48 247 365 |
Gati për ofertë?
Përshkruani çfarë ju duhet. Firmat e verifikuara nga rajoni juaj ju dërgojnë ofertë – falas dhe pa obligim.